Showbiz

Shfaqet i veshur me fustan, sponsori i klipit të reperit shqiptar tërhqet në momentin e fundit

Reperi shumë i dashur i publikut, Gashi ka zbuluar se çfarë i ka ndodhur gjatë xhirimeve klipit të tij të fundit.

Ai rrëfeu se një nga klipet që do të sponsorizonte videon e këngës u tërhoq në momentin e fundit vetëm sepse reperi do të shfaqej i veshur me fustan në disa skena.

“Ky klip supozohet të kishte një kompani financuese për të më ndihmuar të përfundoja xhirimet, por për aq kohë sa unë mbaja veshur një fustan, ata u tërhoqën nga marrëveshja në momentin e fundit. Sipas tyre, një burrë me fustan shkonte kundër rregullave të kompanisë…Imagjinojeni që kjo ndodh në 2020-ën…Mendoj se çdo njeri dhe çdo artist duhet të bëjë atë që ai do të bëjë, për aq kohë sa nuk lëndon askënd” -shkroi ai ndër të tjera në Instagram.

Teksa kishte shumë ndjekës që folën kundër Gashit se rregullat janë rregulla dhe ai duhet t’i zbatojë, artisti theksoi se ishte kompania ajo që kërkoi të vetë sponsorizohej. “Për ata që thonë se ky është besimi i tyre, po ju them se ishin ata që më kërkuan mua, unë nuk i kontaktova i pari. Mos e kërko dikë që t’i tregosh më pas se si të menaxhojë biznesin e tij” -përfundoi Gashi.