Aktualitet

Shirat e parë të vjeshtës sjellin përmbytje në Lezhë e Lushnje

Shirat e vjeshtës që sot janë dhe në formë shtrëngatash në territorin e vendit u shoqëruan me probleme në Lezhë, Lushnje e Durrës ku pati një vërshim të ujërave duke paralizuar disa zona. Në qytetin verior janë krijuar vështirësi në lëvizje nga lulishtja “11 Janari” deri në lagjen “Besëlidhja”. Në Lushnje mjaftuan 10 minuta shi që akset kryesore të pushtoheshin nga ujërat duke penguar lëvizjen për gjysmë ore. E njëjta situatë u përsërit edhe në Durrës. Në Sarandë pati rrëshqitje dherash dhe në Konispol breshëri dëmtoi pemët frutore duke rrëzuar mandarinat si dhe prishi të mbjellat e fermerëve. Por shirat janë pozitive për rritjen e burimeve ujore në bazenet ujëmbledhëse të ujësjellësit të Kukësit po ashtu për liqenin e Fjerzës.