Politikë

Shkeljet e gjyqtarëve dhe prokurorëve/ Soreca e Yuri Kim i shkojnë në zyrë Metanit

Hetimi i shkeljeve të gjyqtarëve e prokurorëve u diskutua në një takim që Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani zhvilloi me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara e të Bashkimit Europian në vendin tonë. Sipas njoftimit zyrtar, Metani i njohu diplomatët Yuri Kim e Luigi Soreca me detyrat dhe sfidat e institucionit të ri kushtetues, përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve e prokurorëve. Mësohet se ambasadorët shprehën mbështetjen e fortë për punën e Inspektorit.