Aktualitet

Shkodër, mbështetësit e PD protestë kundër Ramës

Partia Demokratike në Shkodër organizoi mbrëmjen e sotme një protestë para Prefekturës kundër kryebashkiakut të ri Valdrin Pjetri. Protesta u zhvillua sipas PD, kundër uzurpimit nga trafikantët e drogës. Protesta mori shkas nga akuzat që PD hedh ndaj kryebashkiakut të ri Valdrin  Pjetrit. Sipas PD kryebashkiaku i ri i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit  është dënuar në Itali  në vitin 2003 për trafik droge.