Aktualitet

Shkodër, pritet zgjerim i hartës së përmbytjeve

Në zonën e përmbytur të NënShkodrës, situata nuk do të jetë premtuese as ditët në vijim. Parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, IGJEUM nuk lënë vend për optimizëm. Për shkak të shtrëngatave të shiut, nga nesër e deri më 22 Mars, Drini, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje e nivele të larta. Kjo sjell zgjerim të hartës së përmbytjeve në Qarkun verior ku aktualisht, uji mban të rrethuara 155 banesa në fshatrat Obot, Gorricë, Shirq e Mushan, si dhe në zonën e Livadheve. Mbi 2 mijë e 600 ha tokë janë përmbytur. Orët në vijim priten rreshje shiu në të gjitha qarqet e vendit.