Rajoni

Shkup, mjekët në protestë

Mjekët në Qendrën Klinike të Shkupit dolën në rrugë duke protestuar nën moton “Stop dhunës ndaj punonjësve të shëndetit”. Tubimi i mjekëve të rinj vjen pas një seri sulmesh që u janë bërë punonjësve në spitalet e Shkupit, Tetovës e të tjerë. Gjithashtu bluzat e bardha, thanë se mjekët në Maqedoninë e Veriut janë më pak të paguar se kolegët e tyre në të gjitha vendet e Evropës.