Aktualitet

Shoqëria civile dhe autoritetet lokale kundër shpimeve të puseve për naftë

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe autoritetet lokale deklarohen kundër 3 mijë shpimeve të puseve për naftë në Zonën e Zagorisë. Gjatë një dëgjese publike, ku pritej të sqaroheshin pasojat në mjedis, në shëndet, në zhvillimin e turizmit, në habitatin natyror dhe kulturor të zonës së mbrojtur, ekspertët thanë se u fol vetëm përgjithësisht, ndërsa pjesëmarrja e grupeve të interesit ishte e ulët.