Aktualitet

Shpejtësi dhe alkool, pezullohen 47 patenta në Tiranë dhe 10 drejtues të arrestuar

Fundjava u mbyll me Leje Drejtimi të pezulluara për shpejtesi dhe alkool, gjatë drejtimit të makinave, 47 prej tyre vetëm në Tiranë ku 10 drejtues u arrestuan. Sipas burimeve zyrtare, ata u prangosën “Për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, në gjendje të dehur e të pa pajisur me leje drejtimi.