Bota

Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Të paktën 8 persona, mbetën të plagosur pas shpërthimit të një bombe në qytetin francez, Lyon. Ushtria rrethoi menjëherë zonën. Pas tyre në vendngjarje mbërriten policia dhe ekspertët anti-eksploziv. Sipas dëshmitarëve, pako ishte lënë pranë një furre buke nga një person i maskuar që po udhëtonte me biçikletë. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist.