Bota

Shpërthim i fuqishëm në SHBA, një viktimë dhe 4 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në Baltimore të SHBA-ve, ku si pasojë një person ka ndërruar jetë dhe katër të tjerë janë raportuar të lënduar. Shpërthimi ndodhi në një zonë banimi në Baltimore, e si pasojë tre shtëpi u rrafshuan. Sipas njoftimeve paraprake, shkak i shpërthimit ishte gazi natyror, megjithatë hetimet janë ende duke vijuar.