Bota Lajmet e fundit

Shpërthimi rus dhe ndotja bërthamore si e Cernobilit

Zyrtarët e lartë ushtarakë në Rusi, thonë se vendi po zhvillon armë të reja, ndërsa u përcollën për në banesën e fundit pesë viktimat e shpërthimit gjatë testimit të një pajisjeje bërthamore. E përditshmja amerikane, New York Times, citon zyrtarë amerikanë të inteligjencës të thonë se Rusia ka qenë duke testuar “një lloj të ri rakete bërthamore”. Ata e cilësojnë shpërthimin një nga aksidentet më të këqija bërthamore në rajon pas Çernobilit”.