Sport

Shqipëri-Francë inauguron “Air Albania Stadium”

Sot në mbrëmje inaugurohet stadiumi i ri “Air Albania Stadium”, me përballjen e Kombëtares shqiptare me kampionët e botës, Francën. Në ceremoninë që do të zhvillohet përpara fillimit të ndeshjes, këngëtarja Juliana Pasha do të këndojë himnin shqiptar, ndërsa artistja tjetër, Besa Kokëdhima, himnin francez. Era Istrefi dhe Flori Mumajesi do të jenë emrat “big” të muzikës që do të performojnë nga tre këngë për tifozët që do të mbushin shkallët e stadiumit. Në 20:45 minuta pritet të nisë përballja Shqipëri-Francë.