Sport

Shqipëri-Izrael, nis shitja e biletave

Ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e parë zyrtare eleminatore të ekipit kombëtar të futbollit për UEFA Nations League, SHQIPËRI-IZRAEL. Sfida do të luhet në datën 7 Shtator 2018 në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”. Shitja e biletave do të bëhet në disa pika në qytete të ndryshme të Shqipërisë por edhe online, në faqen zyrtare të FSHF-së.