Sport

Shqipëri-Jordani, më 10 Tetor në “Elbasan Arena”

Tashmë është zyrtare, Shqipëria dhe Jordania do të përballen më 10 Tetor në “Elbasan Arena”. Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizoi arritjen e marrëveshjes për këtë ndeshje. Ndërkaq, ditë më parë, FSHF-ja konfirmoi se Kombëtarja do të luajë sfidë miqësore edhe me Uellsin, më 20 Nëntor. Dy miqësoret me Jordaninë e Uellsin, përkojnë me fazën e grupeve të Ligës së Kombeve.