Sport

Shqipëri-Skoci, fillon shitja e biletave

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët se ka nisur shitja e biletave online për ndeshjen e Ligës së Kombeve, Shqipëri–Skoci, e cila do të luhet në datën 17 nëntor 2018, në orën 20:45, në stadiumin “Loro Borici” Shkodër. Çmimet e biletave variojnë nga 500 lekë që janë më të lirat deri në në 6000 lekë në tribunën VIP. Kuqezinjve u nevojitet një fitore 4-0 me Skocinë, për të patur shanse reale për kualifikim.