Politikë

Shqipëria e para në rajon për pastrim parash

Shqipëria është vendi i parë në rajon për pastrim parash. Indeksi i Baselit e klasifikon vendin tonë të 44-tin, nga 141 shtete të botës të marra në shqyrtim. Nga vendet fqinje, por edhe në Ballkanin Perëndimor Shqipëria është më negativ në renditje, e ndjekur nga Bosnja në vendin e 47 dhe Serbia e renditur e 54-ta në indeks. Shteti i parë është Afganistani për pastrimin e parave ndërsa i fundit Estonia pa rrezik për pastrim parash.