Sport

Shqipëria humb 4 vende në renditjen e re të FIFA-s

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur 4 pozicione në renditjen e re të FIFA-s, që i faturohet kryesisht disfatës në transfertën e Reikjavikut ndaj Islandës. Kuqezinjtë janë tashmë të 66 në hierarkinë botërore. Ndërkohë një ngjitje e merituar për përfaqësuesen e Kosovës me plot 6 pozicione. Renditja e re e FIFA-s kryesohet nga Belgjika, e ndjekur nga Franca kampione e botës.