Sport

Shqipëria në vazon e katërt për shortin e Kualifikueseve për Euro 2020

Me përfundimin e fazës së grupeve të Ligës së Kombeve, skuadrat përgatiten për shortin e Kualifikueseve për “Europianin 2020”, që do të hidhet në Dublin. Edhe Kombëtarja Shqiptare i ka kthyer sytë nga Irlanda. Kjo pas paraqitjes zhgënjyese në Ligën e Kombeve, që na zbriti në vazon e 4-rt të kualifikueseve, me Hungarinë, Rumaninë, Greqinë, Malin e Zi, Qipron, Estoninë, Slloveninë, Lituaninë e Gjeorgjinë. Skuadrat europiane janë ndarë në 6 vazo, të cilave iu shtohet ajo e Ligës së Kombeve, me Holandën, Zvicrën, Portugalinë e Anglinë.