Aktualitet

Shqipëria vitin e ardhshëm me një eurobond prej 500 milionë euro

Shqipëria mund të dalë sërish në tregjet ndërkombëtar vitin e ardhshëm për të marrë borxh përmes emetimit të një eurobondi të ri. Qeveria mund të emetojë një eurobond me vlerë 500 milionë euro për të plotësuar nevojat e saj financiare. Por kjo shumë, që synohet të merret në tregjet ndërkombëtare nuk është e gjitha rritje borxhi. Pjesa më e madhe e saj do të shkojë për të zëvendësuar kreditë ekzistuese, që janë marrë me interesa më të larta, ose për të rinovuar borxhin që maturohet gjatë vitit 2018.