Aktualitet

Shqiptarët jashtë kufijve/ Rama jep lajmin e mirë: Nga e hëna ‘Lasgushi’ do t’i sjellë njerëzit në shtëpi!

Kryeministri Edi Rama në një komunikim në facebook tha se nga e hëna nisin misionet për të sjellë qytetarët shqiptarë në atdhe. Do të jetë pikërisht ‘Lasgushi’, me kosto zero, që do të sjellë shqiptarët në shtëpi.

Situata dihet nga i madh e vogël, durim s’është fjala e mirëpritur nga të gjithë, por është një armë që duhet ta mbushim përditë. Ju siguroj se po bëhemi copa natë e ditë që mos të lëmë askënd vetëm. Shumë prej atyre që janë jashtë duan të vijnë një orë e më parë, shumë thonë që do e paguajnë vetë udhëtimin, ndryshe nga shumë të tjerë që qahen nëpër rrjete sociale dhe që tallen në këtë kohë të vështirë, kur na duhet unitet kombëtar.
Ne nuk kemi shkop magjik, nuk jemi as të pasur. Dhe edhe atje ku ka të pasur spo bëhet mrekullia, unë do bëj të pamundurën për të bërë më të mirë, ashtu edhe qeveria ime, por futeni në kokë që jemi në luftë. Misionet do ti kryejmë pa pagesë nga ana e tyre, i takon Lasgushit ti sjellë njerëzit tanë në shpi, i kam kërkuar kompanisë për të qenë shtëpia e shqiptarëve në qiej dhe të mos kërkojë lekë për këto misione, dhe ata pranuan. Ministria po
punon për lejet për këto fluturime. Unë nuk jap premtime pa u siguruar që do bëhen. Ne nuk jemi një shtet i madh, por fuqinë për të luftuar për Shqipërinë e kemi të pakufijshme. Do na e bëni hallall vuajtjet e kësaj lufte. Nuk kemi rrugë tjetër.”, tha Rama.