Lifestyle

Shtatë orë në radhë për kanabis, mbyllet dyqani. Zë radhë sërish pa gdhirë

Dita e dytë e kanabisit rekreativ të ligjshëm në Kanada, pikërisht e enjtja e sotme pa të krijoheshin edhe më shumë radhë jashtë pikave të shitjes, por vuri në dukje edhe mungesa furnizimesh në pjesë të shumta të vendit.

Shumica e konsumatorëve dukeshin të harbuar pasi ndalimit të shitjes dhe përdorimit i erdhi fundi, por pak prej tyre shprehën zhgënjimin se nuk mundën të blinin kanabis në ditën e parë të ligjshmërisë së lëndës narkotike.

Disa të tjerë u ndalën te çmimi relativisht i lartë – që varion nga 5.25 dollarë kanadezë (4.02 USD) në Quebec e deri në 18.99 dollarë kanadezë në Saskatchewan për gram, – krahasuar me tregun e zi ku kanabisi qarkullonte për një çmim mesatar prej 6.79 dollarësh kanadezë për gram.

Pasi priti mbi 7 orë në radhë, përpara një dyqani në qendër të qytetit të Montrealit, të mërkurën, 30-vjeçari Alexandre tha se ishte larguar pa blerë gjë në orën 21 të mbrëmjes. Policia ishte gjithsesi në gatishmëri dhe ndërhyri për të shpërndarë turmën, pa u krijuar asnjë incident.

“Ishte një ferr i vërtetë, bënte shumë ftohtë. Por ishte diçka e gëzueshme. Flisnim me njerëz të ndryshëm në turmë dhe ndanim përvojat tona”, tha Alexandre.

Ai u rikthye sërish mëngjesin e së enjtes, për të tentuar sërish blerjen e kanabisit.

“E mërkura ishte dita që e prisnin të gjithë, pa përjashtim. Besoj se, pak nga pak, radhët do të rreshtin së krijuari”, tha ai.