Bota

Shtëpia e lindjes së Hitlerit bëhet stacion policie

Ndërtesa ku lindi në Austri lideri nazist Adolf Hitler do të shndërrohet në një stacion policie. Ministri i Brendshëm Wolfgang Peschorn tha se ky shndërrim do të jetë një “sinjal i pagabueshëm” që prona nuk përkujton nazizmin. Javët e para të jetës së tij Hitleri kaloi në një banesë e Shekullit të 17-të në qytetin austriak Braunau am Inn.