Bota

Siri, forcat turke hyjnë në Afrin

Dy muaj nga ofensiva anti-kurde në Siri, forcat turke hyjnë në qendër të qytetit sirian, Afrin. Sulmet e Ankarasë tensionuan marrëdhëniet e saj me Uashingtonin që kurdët i ka aleatë në luftën kundër ISIS-it, ndërsa shteti turk i cilëson “terroristë”. Ndërkaq, ashpërsimi i luftimeve në Afrin, bëri që të jenë me mijëra banorët e larguar nga zona, ditët e fundit.