Rajoni

Situata e rëndë në Serbi, 18 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi

E rëndë paraqitet situata në Serbi ku gjatë 24 orëve janë shënuar 18 viktima ndërsa kryeministrja serbe tha se aktualisht 130 pacientë po trajtohen përmes respiratorëve. Serbia, deri më tani, ka regjistruar mbi 17 mijë të infektuar me koronavirus. Ndërkohë, në Beograd kapacitetet e spitaleve ku trajtohen pacientët me COVID-19 janë mbushur pothuajse plot.