Aktualitet

Situata në Kakavijë, PD: Alarm tragjik, qeveria ka braktisur qytetarët!

PD në një deklaratë thotë se kjo ngjarje e rëndë është një tjetër alarm tragjik për braktisjen e qytetarëve nga qeveria. Është e pafalshme që qeveria lejoi krijimin e radhëve të gjata, dhe nuk informoi qytetarët në kohë. “Është në përgjegjësinë e qeverisë që Shqipëria u shndërrua në zonë të kuqe COVID. Zgjidhja e krizës humanitare kërkon angazhimin në nivelet më të larta”, thuhet në deklaratë.