Aktualitet

Skrapar, sekuestrohen armë, municione dhe fara  hashashi, pranga dy vëllezëve

Armë, municione dhe fara  hashashi, gati për t’u mbjellë, u gjetën gjatë një operacioni të policisë në Skrapar.  Pas hetimit një mujor, policia  arrestoi në flagrancë  dy vëllezërit Kalem dhe Elmas Muçaj,  në fshatin Osojë.  Gjatë kontrollit, në shtëpitë e tyre u gjetën  69 fara kanabis sativa, dy armë armë zjarri automatike, 4 krëhëra automatiku e rreth 5 mijë fishekë.