Aktualitet

Sllovenia përkrah Shqipërinë në rrugëtimin europian

Sllovenia i jep përkrahje Shqipërisë në rrugëtimin europian. Në një takim lamtumire, Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti ambasadoren sllovene në vendin tonë, Lea Stançiç. Sipas njoftimit zyrtar, Meta theksoi se: “Mbështetja e Sllovenisë i inkurajon për të shtuar përpjekjet në kapërcimin e krizës së rëndë ku ndodhet vendi dhe rikthimin urgjent në shinat e demokracisë e shtetit ligjor, për t’i shërbyer objektivit strategjik të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, në Tetor”.