Politikë

S’njohin 30 qershorin, simpatizantë të PD mësyjnë forcërisht KZAZ-të në bashkitë e djathta

Pas Shkodrës, edhe në Burrel situata ka precipituar pasi simpatizantë të Partisë Demokratike hynë me forcë në ambientet e KZAZ-së nr 17 në Klos dhe u vunë flakën materialeve zgjedhore. Në kukëz, iu vu flaka gomave para ambienteve të KZAZ-së. Në Kamëz një punonjësi të policisë bashkiake i ra të fikët nga përdorimi i gazit lotsjellës pas përplasjes së mbështetësve opozitarë me Policinë e shtetit. Situatë e tensionuar është edhe në Berat, Skrapar, Gjirokastër, etj, ku kryebashkiakët e djathtë njohin vendimin e presidentit Meta për anulim të zgjedhjeve të 30 qershorit.