Bota

Sofje, Tusk: Europa, ose lojtar kryesor ose peng!

Presidenti i Këshillit Europian në fjalimin e tij në Sofje, ku zhvillohet samiti i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor, foli për perspektivën e rajonit. Donald Tusk tha se në lojën e re globale, Europa do të jetë ose një nga lojëtarët kryesore ose një peng. Kjo është e vetmja alternativë e vërtetë u shpreh Tusk. Referuar zhvillimeve të fundit me tërheqjen e Uashingtonit nga marrëveshja me Iranin, apo zhvendosjen e ambasadës amerikane, ai përdori shprehjen: “Ose së bashku, ose nuk do të jemi fare”.