Bota

Somali, shkon në 17 numri i viktimave nga atentati kamikaz

Ka shkuar në 17 të vdekur numri i viktimave nga një atentat kamikaz në Somali. Nga shpërthimi që kishte si shënjestër një akademi të policisë mbetën dhe 20 persona të plagosur. Atentati i përgjakshëm në Mogadisho u mor përsipër nga rebelët islamikë të grupit “Al Shabab”.