Showbiz

Sonte Alban Skënderaj vjen me koncertin e tij live virtual

Në vazhdim të transmetimit të koncerteve online këtë herë është radha e këngëtarit shumë të dashur të publikut, Alban Skënderaj.

Artisti do të performojë live mbrëmjen e sotme hitet e tij, pjesa më e madhe të cilave nuk kanë munguar as në klasifikimin e 100 këngëve moderne shqiptare.

Koncerti do të transmetohet live në orën 21:00 në Facebook ku Albani do të këndojë nga oborri i tij.

“Të shtunën, me datë 9 maj, ora 19:00 për “Ditën e Europës“ në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri do kem kënaqësinë të këndoj për ju LIVE nga oborri i shtëpisë time. Do jem vetëm me një kitare por me shumë zemër, pasion e dashuri për ju. Të festojmë, kujtojmë dhe ngremë lart vlerat europiane që na bashkojnë! Do të trasmetohet në faqen facebook “European Union in Albania“ dhe gjithashtu në faqen time” -shkruan ai në njoftimin në rrjetet sociale.

Organizimi mundësohet nga Bashkimi Europian në Tiranë me rastin e 70 vjetorit të Deklaratës së Schuman, një pikë nisjeje drejt BE-së siç ne e njohim sot.