Sport

Sonte Angli-Kosovë

Përveç Kombëtares në mbrëmje do të luhet edhe sfida Angli-Kosovë. Të dyja skuadrat janë respektivisht me 9 dhe 8 pikë. Kosova e Bernard Shalond do të kërkojë që të vijojë të mrekullojë kontinentin evropian dhe të regjistrojë ndeshjen e 16 radhazi pa humbje edhe pse është e ndërgjegjshme për shkallën e vështirësisë së kësaj përballje me Tre Luanët. Edhe përballja Angli-Kosovë do të transmetohet në platformën Digitalb, ashtu sikurse edhe sfida e Kombëtares me Islandën.