Sport

Sonte Shqipëri-Andorra, ja formacioni

Shqipëria sfidon Andorrën në xhiron e 9-të të fazës së grupeve të kualifikuese të Euro 2020. Kuqezinjtë shpresojnë të bëjnë mirë në duelin që nis në orën 20:45 në “Elbasan Arena”. Ndërkohë, Trajneri Reja ka zbuluar edhe formacionin. Në portë Berisha, në mbrojtje Ismajli, Djimsiti, Veseli, Trashi, në mesfushë Roshi, Memushaj, Ramadani, Ndoj, në sulm dyshja Manaj, Balaj.