Lifestyle

Sonte të gjithë sytë nga qielli, vjen “Superhëna”

Superhëna më spektakolare e vitit 2019 do të mund të shihet sonte në mbrëmje rreth orës 22:00, duke u shfaqur në qiell më e shndritshme se kurrë. Ajo që do ta bëjë kaq speciale është fakti që hëna e plotë do të gjendet ekzaktësisht në pikën më të afërt të orbitës së saj me Tokën. Hëna rrotullohet rreth Tokës në një orbitë në formë ovale, në të cilin çdo muaj arrin një distancë minimale dhe maksimale. Superhëna ndodh sa herë që hëna e plotë koinçidon me momentin e distancës minimale me Tokën.