Showbiz

Sophia Loren rikthehet në setin e xhirimeve në moshën 86-vjeçare

Ylli i kinematografisë italiane, Sophia Loren do të rikthehet me një realizim të ri filmik në moshën 86-vjeçare.

Ajo do të interpretojë në rolin kryesor në filmin “The Life Ahead” që do të transmetohet në Netlflix. E veçanta e këtij filmi është se do të jetë nën regjinë e të birit të Loren, Edorado Ponti.

Filmi ka në fokus historinë e një gruaje hebre, e mbijetuara e Holokaustit, e cila ndihmon në rritjen e fëmijëve të prostitutave.

Duket se Ponti e ka trashëguar pasionin dhe dashurinë nga filmat nga nëna e saj e cila është shumë e emocionuar për këtë bashkëpunim. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Sophia punon me të birin.

Nënë e bir kanë punuar së bashku edhe në projekte të tjera kinematografike në të kaluarën por kjo e fundit pritet të ketë një sukses të jashtëzakonshëm.