Showbiz

Sophie Turner dhe Joe Jonas ndajnë fotot e para të muajit të mjaltit

Në fund të muajit qershor ata mbajtën e ceremoninë e tyre të dytë martesore në jug të Francës e cila nëse e keni parë nga postimet e tyre në rrjetet sociale, ishte e mrekullueshme.

Menjëherë më pas Joe Jonas dhe Sophie Turner u nisën për muaj mjalti në Maldives. Ndjekësit e tyre të zjarrtë kanë kërkuar me ngulm që ata të postojnë foto nga pushimet dhe dëshira e tyre u bë realitet shumë shpejt.

Këngëtari dhe aktorja kanë postuar një sërë fotosh dhe videosh të hotelit ku ata po qëndrojnë, të pamjeve të ndryshme që ofron ishulli si dhe aktivitetet e shumta që po bëjnë bashkë.