Politikë

Soreca: Lënia e mandateve minon procesin e integrimit!

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, tha se heqja dorë nga mandatet e deputetëve të opozitës, minon procesin e integrimit të Shqipërisë. Soreca tha se pasiguria në vend është shumë e lartë ndërsa theksoi se pa dialog nuk ka zgjidhje në rrugën e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian në të cilën ajo ka bërë një progres shumë të madh. “Presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në dialog”-u shpreh ambasadori i BE-së.