Aktualitet

Soreca në takim me kryetaren e KLGJ: Së shpejti të ketë Gjykatë të Lartë funksionale!

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca u takua sot me Naureda Llagamin, kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, me të cilën bisedoi për ecurinë e punës për ngritjen e Gjykatës së Lartë. Soreca thekson se është me rëndësi që së shpejti të ketë një gjykatë funksionale dhe me cilësi pune. Puna për ndërtimin e institucioneve të reja të drejtësisë, ka marrë një tjetër hov përgjatë verës, me qëllim ngritjen sa më të shpejtë  të tyre.