Politikë

Soreca takon kreun e KLGJ-së: Plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, përparësi kryesore

Ambasadori i Bashkimit Evropian takoi kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ Naureda Llagami, për vakancat në Gjykatën e Lartë për shkak të vettingut.  Soreca theksoi në takim se Këshilli luan një rol kryesor në sistemin e ri gjyqësor të Shqipërisë.

Soreca nënvizoi se, plotësimi i pozicioneve të mbetura të Gjykatës së Lartë mbetet një përparësi kryesore, gjithashtu shtoi se, Bashkimi Europian mbështet Këshillin në përpjekjet e tij për të rritur pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor të Shqipërisë.

“U takova sot me Kryetaren e KLGJ Naureda Llagami. Këshilli luan një rol kryesor në sistemin e ri gjyqësor të Shqipërisë. Plotësimi i pozicioneve të mbetura të Gjykatës së Lartë mbetet një përparësi kryesore. Bashkimi Europian mbështet Këshillin në përpjekjet e tij për të rritur pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor të Shqipërisë”, u shpreh Soreca .