Bota

Sot 2 vjetori i mospërdorimit të telefonit celular nga këngëtari Ed Sheeran

Këngëtari i famshëm Ed Sheeran feston dy vjetorin e mospërdorimit të telefonit celular. I vetmi rrjet social që ai përdor është Instagram, dhe këtë e ka festuar pikërisht në profilin e tij. Këngëtari 26-vjeçar fshiu edhe llogarinë e tij në Twitter, ku kishte 20 milionë ndjekës, pasi siç tha, u “sëmur” nga abuzimi i njerëzve që nuk e pëlqenin atë dhe këngët e tij. Duke folur për The Sun, Ed Sheeran tha se jeta e tij është përmirësuar “masivisht” që kur la rrjetin e mikroblogut.