Sport

Sot finalja e Kupës së Italisë, përballen Atalanta-Lazio

Trofeu i dytë më i rëndësishëm në Itali, Kupa e Italisë do të njohë sot në mbrëmje, kampionin për sezonin 2018-2019. Në stadiumin “Olimpico” të Romës, do të përballen finalistët Atalanta-Lazio. Dy skuadrat kanë arritur me meritë deri në finale, pasi Atalanta ka eliminuar me radhë Cagliarin, Juventusin dhe Fiorentinën, ndërsa Lazio ka nxjerrë jashtë kompeticionit Novarën, Interin dhe Milanin.