Aktualitet

Sot hyjnë në fuqi ndryshimet në ligjin antiduhan, ashpërsohen masat

Nga sot ka hyrë në fuqi ndryshimet në ligjin antiduhan. Përveçse duhani nuk lejohet të pihet në ambientet e mbyllura, tanimë është e përcaktuar qartë edhe kur konsiderohet ambienti i mbyllur. Ndryshimet kanë prekur edhe gjobat. Nga sot asnjë subjekt nuk mund të lejojë konsumimin e duhanit edhe pasi ka marrë njëherë gjobë, në të kundërt do t’i hiqet licenca. Gjithashtu në ambintet e mbyllura nuk do të lejohet as shisha, nargjila, cigare elektronike apo cigare me ngrohje, ndërsa u është lënë dy vjet kohë bizneseve të largojnë nga tregu cigaret me shije të ndryshme, apo paketat me numër të vogël cigaresh.