Sport

Sot Kombëtarja Shqiptare përballë Turqisë në Shkodër

Sonte në orën 20:45 në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, Kombëtarja Shqiptare luan sfidën e parë kualifikuese për  Europianin “Euro 2020” përballë Turqisë. Policia njofton se ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e takimit. Rrugët rreth “Loro Boriçit” po bllokohen si dhe do të përdoren disa të tjera për parkimin e automjeteve. Ndërkohë, tifozët mund të fillojnë hyrjen në stadium prej orës 17:00, të pajisur me dokumente identifikimi.