Sport

Sot luhen dy gjysmëfinalet e kthimit të Kupës së Shqipërisë

Sot do të luhen dy gjysmëfinalet e kthimit të Kupës së Shqipërisë, Tirana-Bylis në orën 17:45 dhe Teuta-Kukësi në 20:45. Të dyja këto sfida janë me llogari të hapura referuar rezultateve të para, ndaj pritet të jetë suprizë skuadra që do të prekë finalen. Në përballjen e parë në fushën e tyre, mallakastriotët fituan me përmbysje 2-1. Ndërkaq, sa i përket ndeshjes tjetër, verilindorët e Kukësit fituan përballë Teutës në takimin e luajtur në “Elbasan Arena” 3-0. Tashmë “djemve të detit” u duhet patjetër të shënojnë për t’u kualifikuar.