Rajoni

Sot mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në fokus edhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës

Sot në New York  do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku në fokus do të jetë edhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës. Kjo e fundit do të përfaqësohet nga Presidenti Hashim Thaçi, i cili tha se pavarësisht diskutimeve, krijimi i ushtrisë është një proces i pakthyeshëm.  Presidenca e radhës në Këshillin e Sigurimit këtë muaj mbahet nga Bregu i Fildishtë.