Politikë

Sot protesta e opozitës, pritet të zgjasë deri në mesnatë

Rreth 1500 efektivë policie do të angazhohen sot në mbrëmje në protestën e 6 kombëtare të opozitës. Mësohet se organizatorët kanë kërkuar 5 orë leje për të protestuar, nga ora 19:00 deri në mesnatë. Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama nga pushteti dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Ndërsa Kryemininstri ka bërë thirrje për dialog, duke hedhur poshtë çdo mundësi për dorëzimin e qeverisë. Ndërkaq, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u bëri thirrje dje qyetarëve protestues që të distancohen nga aktet dhunës.