Aktualitet

SPAK kërkon sekuestro të pasurive të investuara nga trafikantë

Struktura e Posaçme Antikorrupsion, SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të investuara nga trafikantët në Shqipëri. Vendimi vjen pas një letër porosie të Prokurorisë së Amsterdamit që po heton në Holandë disa shqiptarë për “Trafik narkotikësh, pjesëmarrje në organizata kriminale, dhe pastrim parash”. Sipas këtij dokumenti, shqiptarët e vënë nën hetim janë Ilirjan Memia, Valentin Selaj, Florenc Guri, Erion Koleci, Ded Pjetri dhe Jorgo Wajtaszczyk. Gjatë aksioni të policisë këtyre personave u janë sekuestruar një sasi prej 97 kg kokainë dhe 16 kg heroinë.