Aktualitet

SPAK, seancë dëgjimore për prokuroren Elida Kackini

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nxorri emrin e kandidates tjetër për në SPAK e cila do të ketë një seancë dëgjimore, ajo është Elida Kackini, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Trupa Gjykuese përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe seanca do të zhvillohet më datë 16 korrik. Kackini u intervistua nga këshilli një ditë më parë, ndërkohë që nesër është dita e fundit e intervistimit.