Politikë

Spartak Braho propozohet tek ligjet në vend të Tahirit

Kreu i grupit kuvendor të Partisë Socialiste Taulant Balla propozoi deputetin Spartak Braho për anëtar të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Propozimi është bërë sot dhe në bazë të tij Braho do të zërë vendin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Braho do të jetë anëtar zëvendësues edhe në Komisionin e Sigurisë.