Bota

Stoltenberg: “Gjeorgjia do t’i bashkohet NATO-s, pavarësisht kundërshtimeve të Rusisë”!

“Gjeorgjia do t’i bashkohet NATO-s, pavarësisht kundërshtimeve të Rusisë”. Këtë bindje ndan Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg, i cili ndodhet për vizitë në kryeqytetin gjeorgjian Tbilis. Zyrtari i lartë ndoqi një stërvitje ushtarake mes trupave të NATO-s dhe atyre të Gjeorgjisë.